Sunday, May 16, 2010

Reportazhi nga kufiri që ndan dy Sfirca dhe mban larg banorët e tyre

Porta e mbyllur në Kapi mban peng banorët e dy fshatrave me të njëjtin emërnt: Që prej 11 vjetësh, në vendkalimin e dikurshëm, në Kapi, që, sipas banorëve, ka funksionuar për më tepër se 100 vjet, nuk mund të udhëtosh në asnjërën anë, e porta vazhdon të mbetet një pikë e mbyllurNexhat BuzukuSfircë, Kapi, Maj – Aty ku një tabelë në anglishte shkruan Kufiri i Provincës së Kosovës, dhe porosia me shenjën ndaluese STOP është fundi i rrugës që çon deri në vendkalimin kufitar në Kapi, në mes të dy fshatrave të banuara me popullata shqiptare. Udha përfundon aty, në mes dy Sfircave, njëra në Kososvë në Malësinë e Kamenicës e tjera në Serbi, në Bajë të Siarinës. Tutje nuk mund të vazhdosh, e nëse merr udhë, atëheë të presin uniformat serbe, të pavërejtura, por të pranishme. Nuk ka ndonjë tra që ngrihet apo ulet nga ndonjë rojë kufiri, pasi aty realisht as nuk ka pikë kufitare, por vetëm një udhë e mbyllur që nga 1999-ta, por e cila në të kaluarën e shtetit unik të RSFJ-së është shfrytëzuar udhë për kalimin e banorëve të dy Sfircave, edhe të shqiptarëve dhe të servbëve të Meshinës, Hajnocit, Stelicës, Bratillovcit, Grizimës, Konstandincës dhe vendbanimeve të tjera përreth. Mst: Në vendin ku ndeshen e nuk takohen dy fshatra sikur dy botë të largëta Banorët e mbetur në të dyja anët e kufirit, që përvijon mes dy Sfircave, ankohen se prej 11 vitesh nuk mund të komunkojnë njëri me tetri, vëllau me vëllanë, në festa, në gëzime, në ngushëllime. Nazmi Berisha, banor në në afërsi të kufirit, tregon se përtej kufirit kishte familje që shkonim dhe ata vinin te ne, vetëm për 10 minuta. Andej banonte familja e Avdullah Krasniqit, e cila e braktisi shtëpinë, shkaku i presioneve të xhandarmërisë. Tashmë, thotë Berisha ajo familje është larguar, ndërsa familjet tjera kanë frikë t´i ruajnë bagëtinë, e sa për kalimin e kufirit pë rtë takuar dikë andej apo këtej është e pamundur. Ndërsa Liman Kadriu, banor i Sfircës, tregon se 5 krerë lopë i kishin kaluar kufirin dhe andej ia kanë ngujuar dhe ia kanë mbajtur 6 javë, pastaj ka ndërhyrë KFOR-i dhe ia kanë kthyer bagëtinë. Zafire Berisha që jeton në Sfircën e Kosovës ka familjarët andej dhe vëllain në Kapi, por nuk mund ta takojë që prej 5 vitesh, pasi i duhet udhëtim i gjatë për të mbërri në Sfircën e këndejme. "Është e vështirë t´i kesh të afërmit pranë dhe të mos mund t´i takosh, të flasësh, të komunikosh në të mirë e në mërzi me ta", thoshte ajo. Një pjesë e pronave kanë mbetur djerrinë, dhtëpitë të rrëzbitura dhe arat e bukës të mbuluara me shkurre. Për ta vizituar njëri – tjetrin, sfircakët, duhet të udhëtojnë deri në Prishtinë dhe prej aty 60 kilometra rrugë deri në Medvegjë dhe për ty mbërri në Sfircën e Kosovës duhet kaluar së paku 250 kilometra rrugë, në vend se këtë ta bëntë për 10 minutë nga njëra Sfircë te tjetra. Hyrja në vendkalimin e ndaluar kufitar në Kapi sjell dënim me para ose me gjobë nga autoritetet serbe. Së paku disa persona janë arrestuar dhe janë dërguar në gjykatat në Medvegjë, Lebanë e Leskovc, për shkak të kalimit të pikëkalimit në Kapi, pasi autoritetet serbe e kanë mbyllur ate në qershor 1999. Mst: Pala serbe dhe ajo kosovare të pa interesuara për hapjen e vendkalimit në Kapi Banorët kanë kërkuar hapjen e vendkalimit në Kapi, por autoritetet serbe dhe kosovare nu kanë treguar vullnetin e mirë për t´u hapur portën e komunikimit banorëve të kësaj zone. Për këtë vendkalim kufitar ka pasur përpjekje të vendorëve dhe ndërkombëtarëve. Me 2004, në Kapi, pranë permendores partizane qe mbajtur një takim lidhur me hapjen e pikës aty për kalim njerëzish. Patën marrë pjesë përfaqësues të strukturave ndërkombëtare në Kosovë, kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, dhe përfaqësues të Ushtrisë serbe dhe prefekti i Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, por pala serbe pati thënë se në pjesën e territorit të Kosovës mungonte infrastruktura rrugore, pasi segmenti rrugor deri në Kapi ende ishte pa asfalt. Pala serbe kishte kërkuar që vendkalimin ta siguronte KFOR-i dhe strukturat ndërkombëtare. Mirëpo, që atëherë nuk ka pasur një lëvizje në këtë drejtim dhe gjendja ka mbetur e pandryshuar, ndërsa vendkalimi i mbyllur. Ndërkaq, zyrtarë të Policisë kufitare të Kosovës patën deklaruar një vit më parë se Kosova ka mjaft pika kufitare me Serbinë, dhe në Kapi ka qenë një udhë që është shfrytëzuar për kalim të banorëve, dhe asgjë tjetër, dhe nuk ka ndonjë përfitim apo intres për hapjen e asaj udhe, qe shprehur njëri ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, duke iu referuar zyrtarëve të Policisë kufitare të Kosovs.Në këtë zonë është pakësuar numri i banorëve në të dyja Sfircat. Në Sfircën e këndejme kanë mbetur 7 familje, prej tyre dy në afërsi të kufirit, ndërsa në Sfircën e andej kufirit janë 13 familje, nga 132 familje sa kishte para vitit 1999. Nga ana tjetër, Rexhep Abazi, këshilltar komunal në Medvegjë, banor i Sfircës së Brendshme, ka thënë ta ketë prezantuar problemin e vendkalimit të mbyllur në Kapi, edhe në KK të Medvegjës edhe në MUP-in serb, por nga kryetari i Medvegjës ka marë përgjigje se kjo çështje u takon strukturave shtetërore në Beograd. Abazi ka treguar se ka dërguar kërkesë edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, por nuk ka marrë përgjigje pozitive, pasi i është thënë se kjo është çështje shtetërore. Prefekti i Medvegjës dhe ai i kAmenicës, Sllobodan Drashkoviq dhe Shaip Surdulli, janë tatua në Kuvendin Komunal në Medvegjë dhe e kanë diskutuar çështjen e pikës së mbyllur kufitare në Kapi, por asnjëri nuk kanë gjetur mbështetje, sipas tyre, te organet e larta shtetërore. Drashkoviq kishte shprehur brengën që bujqit nuk mund t´i shfrytëzonin tokat e tyre në zonën e sigurisë dhe kishte garantuar se do të kërkonte nga MUP-i dhe inspektorati përkatës që njerëzve që jetojnë afër kufirit t´u jepeshin vërtetime që mund t´i shfrytëzonin pronat e tyre. Vendkalimi në Kapi vazhdon të mbetet i mbyllur. Sipas Abazit, mbyllja e këtij vendkalimi ka ndikuar në shpërnguljen e banorëve nga të dyja anët e kufirit, pasi të afërmit nuk kanë mundur të komunikojnë me njëri-tjetrin, as të shkojnë në gëzime, në urime, në festa e në ngushëllime. Aty janë mbyllur shumë ëndrra e rrëfime të atyre njerëzve të andej e këtej kufirit, të cilët prej 11 vjetësh nuk mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Porta në kufi është mbyllur, dhe aty janë krijuar dy botë, aq afër e aq larg njëra - tjetrës. As në gëzime, as në ngushëllime, këta njerëz nuk mund të trokasin në dyert e të afërmëve të tyre

No comments:

Post a Comment